Lajm i keq për Juventusin

Lajm i keq për Juventusin

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka konfirmuar që ylli portugez, Cristiano Ronaldo mund të mungojë në ndeshjen kundër Brescia-s. Sulmuesi pësoi një dëmtim pasi luajti 90 minuta, në fitoren e Juventusit kundër Verona-s.

Sarri në një konferencë për media, tha se ende nuk është i sigurt se kush do të luaj e kush jo, në ndeshjen që do ë zhvillohet nesër.

“Dje skuadra mbajti një seancë stërvitor pas ndeshjes kundër Verona-s. Ende nuk e di kush do të pushoj. Ronaldo ka një problem me kofshën, por është normale pasi ka luajtur shumë”, tha ai.

Në dispozicionin e trajnerit është Gonzalo Higuain edhe pse gjatë fundjavës pësoi një lëndim në hundë./21Media