"Nuk mendoj se ka ndonjë futbollist i cili ka me shumë rekorde se unë"

“Nuk mendoj se ka ndonjë futbollist i cili ka me shumë rekorde se unë”

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se mund të pensionohet vitin tjetër. Ylli portugez i është bashkuar “Zonjës së Vjetër”, vitin e kaluar dhe ka shënuar 28 gola në 43 ndeshje, gjithashtu ka fituar titullin e Seria A.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk është i sigurt kur do të ndalojë të luaj dhe nuk beson që do të luajë edhe për shumë vite.

“Nuk mendoj për këtë gjë. Mund të pensionohem vitin tjetër ose të luaj deri në moshën 40-41 vjeçare. Nuk mendoj se ka ndonjë futbollist, i cili ka me shumë rekorde se unë”, ka deklaruar ai.