Portugali nesër luan kundër Lituanisë

Portugali nesër luan kundër Lituanisë

Mesfushori portugez, Ruben Neves nuk shqetësohet për gjendjen e Cristiano Ronaldos, pavarësisht që pati një javë të vështirë me Juventusin.

34 vjeçari është zëvendësua në secilën nga dy ndeshjet e fundit të Juventusit.

Ruben Neves tha se Ronaldo është shumë i motivuar për ndeshjen e radhës.

“Cristiano është në rregull, pati një seancë të shkëlqyeshme stërvitore, si gjithmonë dhe ai është i motivuar për ndeshjen e radhës. Ai është i përgatitur për ndeshjen. Unë mendoj se ai nuk e di se për çfarë po flasin njerëzit”, tha ai.

Portugali nesër luan kundër Lituanisë, duke filluar nga ora 20:45./21Media