Ronaldo nuk e ka problem luksin

Ronaldo nuk e ka problem luksin

Cristiano Ronaldo ka qenë kryetema e mediave gjatë pjesëmarrjes në Konferencën Sportive në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ai është paraqitur me diamante në vlerë prej qindra mijëra eurosh duke tërhequr interesimin e mediave dhe adhuruesve të tij.

Futbollisti portugez në gishtin e unazës mbante një rreth diamanti në vlerë prej 58 mijë, ndërsa në gishtin e mesit kishte një unazë më të madhe në vlerë prej 234 mijë euro.

Gjatë panelit në edicionin e 14-të të Konferencës Ndërkombëtare Sportive të Dubait, 34-vjeçari kishte po në dorën e majtë një Rolex GMT-Master Ice, i cili kushton 444 mijë e 790 euro. Është një prej orëve më të shtrenjta të Rolexit, e ndërtuar me ar të bardhë 18 karat dhe qindra diamante të vogla 30 karatesh.

Kujtojmë se Ronaldo është shpallur përfituesi më i madh i vitit nga Instagrami, pasi ai ka përfituar 44.7 milionë euro gjatë vitit 2019.

Sipas listës nga Buzz Bingo, superylli portugez ka përfituar 912 mijë e 991 euro për një postim në këtë rrjet social./21Media