Kualifikimi në Euro 2020

Kualifikimi në Euro 2020

Portugalia e cila u mposht 2-1 nga Ukraina, nuk arriti të merrte pikë në tansfertë ndërsa për të siguruar kualifikimin i duhet t’i fitojë të dyja ndeshjet e mbetura.

Portugalia do të luaj kundër Lituaninës dhe Luksemburgut, shkruan rtv21.tv.

Me golin e vetëm të cilën e shënoi Ronaldo ndaj Ukrainës, Cristiano Ronaldo kapi shifrën e 700 golave në karrierë si profesionist.

Për 974 ndeshje, Ronaldo ka arritur këtë rekord. Ai për suksesin e tij u shpreh me disa fjalë pas ndeshjes me Ukrainën.

“Nuk e di se sa rekorde kam thyer, por i gëzohem momentit. Rekordet vijnë në mënyrë natyrale, nuk jam unë që i kërkoj, më kërkojnë ato mua. Nuk jam i fiksuar pas tyre. Falënderoj të gjitha ata që më kanë ndihmuar që të arrij këtë objektiv kaq impresionues”, – u shpreh Ronaldo pas ndeshjes me Ukrainën.

Futbollistët që vendosën fitoren e Ukrainës ishin Roman Yaremchuk, i cili në minutën e 6 shënoi golin e parë dhe Andriy Yarmolenko në minutën e 27 ndërsa Ronaldo shënoi për Portugalin në minutën e 72./21Media