Prokurorët kanë kërkuar që Ronaldo të dënohet me 23 muaj burg

Prokurorët kanë kërkuar që Ronaldo të dënohet me 23 muaj burg

Cristiano Ronaldo pritet të marrë sot pjesë në seancën dëgjimore në Madrid. Ylli i futbollit akuzohet për mashtrim tatimor. Pritet që sulmuesi portugez të dënohet me një gjobë prej 18.8 milionë euro për evazion fiskal, si pjesë e një marrëveshje të arritur me autoritetet tatimore spanjolle.

Prokurorët gjithashtu kanë kërkuar që Ronaldo të dënohet me 23 muaj burg.

Megjithatë, ai nuk do kalojë asnjë ditë në burg, pasi dënimet deri në 2 vjet përgjithësisht nuk zbatohen në Spanjë për shkelësit e parë për krime jo të dhunshme. Seanca dëgjimore nis në orën lokale 9:50 dhe pritet të zgjasë vetëm pak minuta pasi marrëveshja t’i paraqitet zyrtarisht gjyqtarit.

Gjyqtari do japë vendimin përfundimtar sot (22 janar) ose në ditët e ardhshme./oranews