Ronela tash e 20 vite në skenë

Ronela tash e 20 vite në skenë

Këngëtarja e mirënjohur, Ronela Hajati është njëra prej artisteve më të pëlqyera të skenës sonë. Ronela është pëlqyer shumë nga publiku që nga fillimi i karrierës së saj, ka sjellur projekte të ndryshme si solo ashtu edhe bashkëpunime me këngëtarë tjerë.

Përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram, këngëtarja 29 vjeçare ka treguar se në këtë muaj i ka bërë 20 vite që është pjesë e skënës muzikore.

Atë kohë, Ronela kishte marr pjesë në një festival fëmijësh, shkruan rtv21.tv

“Këtë dhjetor janë bërë 20 vjet që unë këndoj! Paraqitja ime e parë ka qenë në një festival fëmijësh e që atëherë që sapo isha futur në shkollë, mbaj mend që mezi prisja të ndizeshin dritat e kamerat…Jam rritur në skenë dhe synimi im i vetëm ka qenë të bëj publikun për vete! Kurrë nuk kam konkurruar diku me qëllimin të fitoj çuditërisht…”, ka shkruar Ronela.

Pas një pauze që këngëtarja e bëri sa i përket muzikës, ajo u rikthye fuqishëm duke u pëlqyer nga publiku, për të cilët Ronela është falenderuese ndaj tyre.

“E sot pas pesë vitesh jam rikthyer në një skenë ku këngët e mia u bënë një bazë për karrierën time! Unë ju kam fituar ju siç e kam ndierë çdo herë. Kjo është e pakrahasueshme me çdo lloj kupe. Ju dua me zemër që keni qenë e vetmja gjë ku jam kapur edhe në momentet më të vështira e atëherë kur kam dashur të heq dorë. Faleminderit përgjithmonë”, ka theksuar Ronela.

Ndryshe, këtë vit Ronela po merr pjesë në edicionin e 20-të të festivalit ‘Kënga Magjike’ me këngën ‘Vuj’. /21Media