Këngëtarja për pushime në Amerikë

Këngëtarja për pushime në Amerikë

Këngëtarja tani është duke e shijuar kohën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ronela Hajati ka disa ditë që ka shkuar atje dhe siç duket po kalon momente mjaft të mira. Kjo pasi ajo po publikon momente nga më të ndryshmet në llogarinë e saj në Instagram.

Bukuroshja, 33 vjeçare është e njohur për linjat e saj trupore. Këtë e ka dëshmuar në foton e fundit që ka publikuar me bikini në Miami.

Ajo duket mjaft tërheqëse në bikinit me ngjyrë rozë, kështu duke treguar linjat e saj mahnitëse, shkruan rtv21.tv.

Kënga e fundit e Ronelës titullohet “MVP”. Tekstin dhe melodinë i realizoi vetë ajo, ndërsa për aranzhimin u përkujdes Tull Production. Kurse për videoklipin u përkujdes Sebastian Production./21Media