Ronela vjen shumë më ndryshe në klipin e ri

Ronela vjen shumë më ndryshe në klipin e ri

Këngëtarja e mirënjohur, Ronela Hajati pëmes një postimi në rrjetin social Instagram ka pyetur fansat e saj se a janë gati për projektin e ri muzikor të titulluar “Do ta luj”, të cilin ajo ka kohë që e ka paralajmëruar.

“Kush është gatiiii? Edhe pak ditë”, ka shkruar Ronela sipër fotos ku shihet se videoklipi është në fazën e montimit, ndërsa ajo shfaqet me një pamje krejt ndryshe.

Kujtojmë se “Maje Men” është kënga e fundit nga Ronela e cila ka rezultuar shumë e suksesshme dhe deri tani numëron mbi 1 milion klikime në Youtube./21Media