Ronela tregohet mjaft aktive

Ronela tregohet mjaft aktive

Është ndër emrat më të pëlqyer të showbizit shqiptar. Me stilin dhe zërin e saj të veçantë ajo ka arritur të mbledhë numër të madh të fansave që nga hyrja në skenë.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur shqiptare, Ronela Hajatin e cila njihet si njëra ndër femrat e estradës që eksperimenton shumë me pamjen e saj.

Megjithatë, edhe përkundër ndryshimeve të shpeshta, ajo  në çdo paraqitje duket bukur dhe ekstravagante.

Karshi punës së saj, ajo gjen kohë edhe për rrjtet sociale, Ronela në Instagram gjatë ditës so sotme ka publikuar një video ku shfaqet shumë e bukur nga vetura. Kësaj video Ronela ia ka lënë një mbishkrim ku ka shkruar se sot asaj po i pëlqen vetja.

“Më pëlqeka vetja sot” ka shkruar Ronela, teksa e ka lënë edhe një emoj duke qeshur.

Kënga e fundit e Ronelës titullohet “MVP”. Tekstin dhe melodinë i realizoi vetë ajo, ndërsa për aranzhimin u përkujdes Tull Production. /21Media