Bjonde apo jo, kjo është çështja!

Bjonde apo jo, kjo është çështja!

Këngëtarja simpatike Ronela Hajati, përveç muzikës që bën pëlqehet edhe për dukjen e saj. Por kësaj radhe ajo ka rënë në dilemë se çfarë ngjyre t’i bëjë flokët. E këtë e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në Instagram Sotry. “Të bëhem bjonde apo jo është çështja? Se po i bëra bjonde pastaj i bëj jeshile” , ka shkruar ajo, përcjell rtv21.tv

Kurse neve na mbetet të presim se çfarë vendimi do marrë ajo. Një Ronelë me flokë jeshile e imagjinoni dot?!

Ndryshë këngëtarja është duke shijuar suksesin e këngës “Mos ik” të cilën e ka publikuar në mujain shkurt./21Media