Publikon video nga performancat e para

Publikon video nga performancat e para

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Ronela Hajati u kthye në kohë, publikoi disa video nga performancat e para. Ato i ndau me kapituj, 1,2 dhe 3, dhe krahas videove secilës ia shtoi nga një mbishkrim.

Në videot e para, këngëtarja u shpreh se pas shumë konkurrimesh në kompeticionet e talenteve të reja, u bind se e vetmja mënyrë për t’ia dalë mbanë ishte që të merrej vetë me gjithçka.

“First chapter! Pas shume konkurrimesh neper kompeticionet e talenteve te reja e kuptova qe e vetmja menyre per tia dale eshte te merresh vete me gjithcka! 16 vjec me kengen e pare,e sot pas 13 vitesh mund te them me plot gojen qe cdo kenge ka qene e mire per kohen e saj, shume emocione,shume tabu te thyera, kritika,verejtje,paragjykime derisa njerezit jane mesuar me mua! Ju kam ne zemer!”, shkroi ajo krahas videove, transmeton rtv21.tv

Pastaj solli edhe kujtime tjera nga performancat tjera, të cilat i shoqëroi me mbishkrime.

Videoprojekti i fundit i saj është “MVP”, që e publikoi në muajin shtator. Numëron mbi 1 milion klikime./21Media