Ronela me këngë të re

Ronela me këngë të re

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka përfunduar projektin e ri muzikor, të parin për vitin 2020.

Ronela ka bërë të ditur se kënga e re titullohet “Gënjeshtar je”, shkruan rtv21.tv

Përmes një fotografie nga xhirimet e videoklipit të publikuar në rrjetin social Instagram, Ronela ka treguar se kënga do të publikohet më 14 shkurt, në ditën e të dashuruarve apo siç njihet si Shën Valentini.

Kënga do të vijë e shoqëruar me videoklip, për të cilin këngëtarja ka bashkëpunuar me produksionin Imagine Films.

 

View this post on Instagram

 

14 February Episode 01 – Genjeshtar je @tull_productions @imaginefilms @onima.co

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial) on

Kënga e fundit e Ronelës titullohet “MVP”. Tekstin dhe melodinë i realizoi vetë ajo, ndërsa për aranzhimin u përkujdes Tull Production. /21Media