Këngëtares i shkon për fytyre ndryshimi

Këngëtares i shkon për fytyre ndryshimi

Ronela Hajati është ndër artistet më të njohura të estradës muzikore, vendore. Ajo shquhet për zërin dhe stilin e veçantë, me të cilët ka rrëmbyer zemrën e publikut kudo ku ka performuar.

Duke qenë se ka numër të madh të ndjekësve, këngëtarja po tregohet mjaft aktive në rrjete sociale, shkruan rtv21.tv

Së fundmi, bukuroshja shqiptare ka publikuar në instagram për 527 mijë ndjekësit e saj disa storie, përmes së cilave ka treguar ndryshimin e pamjes.

Nga brune, këngëtarja ka hapur ngjyrën e flokëve.

Kujtojmë që projekti i fundit i Ronela Hajatit është “MVP”, i publikuar më 20 shtator, i cili deri tani në Youtube ka mbi 1 milion e 500 mijë klikime./21Media