Ronela nuk ndalet

Ronela nuk ndalet

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati ka paralajmëruar projekte të reja muzikore, shkruan rtv21.tv

Në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 440 mijë ndjekës, Ronela ka treguar se po punon në pesë projekte të reja.

“Faleminderit me zemer për çdo fjalë e kritikë për të gjitha projektet e mia së fundmi! Në më pak se dy muaj janë realizuar 4 projekte të reja… Shumë punë, por shumë dashuri e marrë prej jush! Janë dhe 5 projekte të tjera që presin të marrin jetë këto muaj! Ronela ju do!”, ka shkruar Ronela në Instagram.

Ndryshe, “Lage” është projekti i fundit muzikor që Ronela Hajati ka sjellë para disa ditëve. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri tani numëron mbi 1 milion klikime në Youtube./21Media