Ronela kujton babin e ndjerë

Ronela kujton babin e ndjerë

Gati 7 vjet që nga vdekja e babait të saj, Ronela Hajati ka vendosur që emrin e tij ta realizoj tatuazh në lëkurë.

Këngëtarja ka ndarë me miqtë e saj disa imazhe nga procesi i realizimit të tatuazhit, shkruan rtv21.tv

Ronela është e njohur për performancat energjike dhe të veçanta në skenë dhe videoklipe. Por një nga idetë e saj më të çmendura nuk është realizuar në skenë, pasi u pengua nga vetë babai i saj, Marashi.

Vite më parë këngëtarja ka treguar se babai i saj ka intervenuar tek Ardit Gjebrea që të mos e lejojë të dilte në skenë me arkivol.

Në fillim Arditi e priti si ide, pastaj pas shumë vitesh mora vesh që babai im kishte ndërhyrë tek Arditi dhe i kishte thënë të mos më linte, sepse nuk i dihej ç’mund të ndodhte. Arditi nuk më tha gjë, e kam marrë vesh shumë më vonë. Unë ndërkohë po kërkoja një arkivol me qira”, ka thënë Ronela.

Kujtojmë se Marash Hajati ka vdekur në moshën 79-vjeçare. Ai ishte publicist dhe për 14 vjet me radhë punoi si gazetar dhe drejtor i TVSH-së.