E tillë është Ronela në përditshmëri

E tillë është Ronela në përditshmëri

Në klipe dhe paraqitje skenike jemi mësuar që këngëtaren e mirënjohur, Ronela Hajatin ta shohim gjithmonë të kuruar deri në detajin më të vogël. Madje ajo pëlqen kryesisht grimin e rënduar.

Mirëpo, se si duket ajo në përditshmëri na ka treguar përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqet pa pikë grimi në fytyrë.

“Nëse e shihni këtë fytyrë përreth sigurohuni ta njihni, jam unë … sepse e tillë jam në jetën time të përditshme! puq”,  ka shkruar Ronela.

Kujtojmë se “Maje Men” është kënga e fundit nga Ronela e cila është pëlqyer mjaft shumë nga publiku./21Media