Ronela ka bërë këtë ndryshim në pamje

Ronela ka bërë këtë ndryshim në pamje

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati ka paralajmëruar fansat se nesër do të publikojë një projekt të ri muzikor, shkruan rtv21.tv

Ronela këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, në të cilën shfaqet me ndryshim në pamje.

Ajo ka prerë flokët si dhe ka ndryshuar ngjyrën e flokëve për videoklipin e ri.

“Nesër…MVP”, ka shkruar Ronela krahas fotografisë në Instagram.

Ndryshe, “Lage” është projekti i fundit muzikor nga Ronela Hajati. Kënga është pritur mjaft mirë nga fansat e saj dhe deri tani numëron mbi katër milionë klikime në Youtube./21Media