Lajmin e bëri të ditur ai përmes një postimi në Facebook

Lajmin e bëri të ditur ai përmes një postimi në Facebook

Ronnie Romero do të jetë pjesë e Hardh Festivalit në Rahovec këtë të shtunë, më 17 gusht. Lajmi është bërë i ditur nga vetë vokalisti i rock grupit të njohur botëror “Rainbow”, Ronnie Romero, përmes një postimi në Facebook.

“Shfaqja tjetër do të jetë në Hardh Festival në Rahovec, Kosovë këtë të shtunë më 17 gusht. Mbështetur nga miqtë e mi, grupi i rock-ut bullgar Eridan, ne do të luajmë disa melodi të lezetshme nga Dio, Whitesnake, Black Sabbath, Yngwie Malmsteen, Helloween dhe të tjerët! Shpresoj t’i shoh atje të gjithë muzikantët kryesorë të zhanrit metal nga Kosova”, shkruan ai.

Romero do të jetë i shoqëruar nga rock bendi i suksesshëm, Eridan.

Me sloganin “Një gotë për mot”, më 16, 17 dhe 17 gusht do të mbahet edhe këtë vit festa e vjeljes së rrushit. Edicioni i sivjetmë i këtij festivali tashmë tradicional, do të sjellë shumë emra të njohur dhe do të ketë shumë risi.