Sipas anglezit, para 10 viteve ai ka luajtur me grupin më të mirë në futboll

Sipas anglezit, para 10 viteve ai ka luajtur me grupin më të mirë në futboll

Ish-kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney ka thënë se i vjen keq që nuk ka punuar me trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Rooney, në kohën kur ka luajtur për Anglinë e ka quajtur gjeneratë e artë dhe beson që nëse do të ishte trajner, Guardiola do të fitonin gjithçka.

Në një intervistë anglezi tha se para 10 viteve ka luajtur me grupin më të mirë në futboll.

Duke parë klubin tonë para 10 viteve mund të them se kishim grupin më të mirë në botë. Rio Ferdinand, John Terry, Ashley Cole, Steven Gerrard, Paul Scholes, Frank Lampard, David Beckham, unë dhe Michael Owen, ishte klubi jonë. Nëse do të kishim trajner Guardiolën, do të fitonim gjithçka, pa asnjë dyshim”, deklaroi ai.

Rooney për momentin është duke luajtur për DC United në MLS dhe do të rikthehet në Angli në afatin e janarit për t’iu bashkuar Derby Country dhe të fillojë karrierën e tij si trajner.