Nuk kanë të ndalur lëndimet për sulmuesin italian

Nuk kanë të ndalur lëndimet për sulmuesin italian

Giuseppe Rossi ka pësuar edhe një lëndim të rëndë, duke këputur sërish ligamentin e gjurit, në ndeshjen e fundjavës ndaj Eibarit.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur klubi i Celta Vigos që ka treguar se Rossi do t’i nënshtrohet operacionit dhe do të mungojë së paku gjashtë muaj.

Që nga lëndimi i parë në vitin 2011/12, sulmuesi 30-vjeçar është përballur me lëndime të njëpasnjëshme, duke ia pamundësuar atij që asnjëherë të mos tregojë vlerat e vërteta si futbollist.