Roubini: Bitcoin do të shpërthejë

Bitcoin është kryesisht fshikëz spekuluese e cila në fund do të shpërthejë

Valuta digjitale bitcoin është kryesisht fshikëz spekuluese e cila në fund do të shpërthejë, paralajmëron ekonomisti i njohur Nouriel Roubini, i njohur si “dr. rrënimi”.

“Sipas mendimit tim, kemi një fshikëz spekuluese gjigante, e cila ka të bëjë me bitcoin, i cili nuk është serioz as për pagesë dhe as nuk është oazë e mirë e investuesve për ruajtjen e vlerës së kapitalit”, deklaroi ekonomisti amerikan për Buisness Insider.

Bitcoin aktual ka arritur vlerën 7.600 dollarë gjatë vikendit, që paraqet rritje prej 750 për qind në dhjetë muajt e fundit. Bitcoin sot ka rënë në 7.380 dollarë.

Back to top button