Bosët e turizmit kanë marrë përshtypjet e lexuesve nga vendet që u kanë bërë më shumë përshtypje

Bosët e turizmit kanë marrë përshtypjet e lexuesve nga vendet që u kanë bërë më shumë përshtypje

Lexuesit e “Rough Guide” votuan për “vendin më të bukur në botë” dhe e shpallën të tillë Skocinë, duke mundur Kanadanë, në listën e 20 vendeve të para.

Në listë, e cila përfshiu gjithashtu Zelandën e Re, Finlandën, Norvegjinë dhe Afrikën e Jugut, udhëzuesi thotë: “Dhe së fundi, vendi më i bukur në botë që është zbuluar: është Skocia”.
“Kush mund të mohojë se këto plazhe të egra, liqene të thella dhe kështjella të larta janë disa nga pamjet më të mrekullueshme dhe më të bukura në botë?”.

Anglia fqinje u rendit në numrin e 7 në anketën e lexuesve dhe Uellsi u votua i 10-ti.

Malcolm Roughead, shefi ekzekutiv i “VisitScotland”, beson se titulli do të tërheqë më shumë vizitorë në Skoci.

“Jemi të kënaqur që Skocia ka marrë këtë titull të shquar nga lexuesit e “Rough Guide”, por natyrisht nuk është një surprizë për këdo që ka vizituar vendin tonë të mrekullueshëm”, shprehet ai.
Kështu që bëni gati valixhen dhe udhëtimi juaj i radhës duhet të jetë patjetër Skocia./21Media