Për pushime në Greqi

Për pushime në Greqi

Këngëtarja e njohur Rozana Radi ka përzgjedhur ishullin Santorini që të kalojë pushimet verore.

Ajo po shijon bukuritë greke, teksa është përkujdesur t’i ndaj edhe me miqtë në rrjetet sociale, shkruan rtv21.tv

Rozana ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku shfaqet joshëse në bikini. Por sot ka vendosur të shijojë e zhveshur aromën e kripës, siç shkroi ajo në mbi shkrimin e fotografisë.

Rozana festoi datëlindjen e 40-të në korrik të këtij viti, më këtë rast u shpreh se është lodhur shumë për t’i bërë këto vite. Gjithsesi mosha duket të mos jetë aspak problem për të sepse vazhdon të jetë po aq energjike sa gjithmonë./21Media