Loredana kërkoi 120 mijë euro për të kënduar në Alba Festival

Alba Festival është duke u mbajtur në Zvicër.
2 dhe 3 korrik janë datat e rezervuara për këtë festival, ku do të performojnë artistë të shumtë vendor.
Pa dyshim një ftesë i është bërë edhe Loredanës, por artistja ka zbuluar arsyen pse nuk është në ‘line up’ të koncertit.
“Përse nuk jë në Festivalin Alba?” – është pyetur Lori.
Ajo iu përgjigj shkurt se ka kërkuar 120 mijë euro që të performojë në festival.

Ndryshe, Sabri Fejzullahu, Ermal Fejzullahu, Kida, Ledri Vula, Dhurata Dora, Elvana Gjata, PINT, Mozzik, Lumi B, Elita 5 u panë të kenë performuar dje në skenën e madhe të Alba Festival.
E sot(3 korrik) pritet të performojnë edhe Butrint Imeri, Tayna, Dardan, Ghetto Geasy, Dafina Zeqiri, Yll Limani, Dj Regard./21Media

Back to top button