I dyshuari është arrestuar

I dyshuari është arrestuar

Policia e Kosovës ka raportuar se dje në orën 20:10 është arrestuar një person i cili dyshohet se e ka rrahur prindin dhe vëllain e tij.

Sipas policisë rasti ka ndodhur të mërkurën në Malishevë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili kishte sulmuar babanë dhe vëllain e tij. Nuk është raportuar për të lënduar”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes. /21Media