Zyrtarja e policisë u bë për spital

Zyrtarja e policisë u bë për spital

Tri gra të dyshuara janë arrestuar dje në Prishtinë, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht një tjetër.

Njëra prej të dyshuarave në stacion policor nuk iu kishte bindur urdhrave të zyrtarit policor dhe kishte sulmuar fizikisht një police.

Si pasojë e sulmit zyrtarja policore ka pranuar tretman mjekësor.

E dyshuara që kishte sulmuar policen me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuarat tjera janë liruar në procedurë të rregullt./21Media