Rrahen pas një mosmarrëveshjeje në parking
12 Tetor 2018
Arrestohet një person
Loading...
Arrestohet një person
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 17:50 në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Gjilan është arrestuar një person pasi që ka sulmuar fizikisht një person.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili pas një mosmarrëveshje lidhur me pagesën e parkingut për veturë, ka sulmuar fizikisht viktimën, biletashitësin mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raportin e policisë.
Viktima si pasojë e lëndimit ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan.
Po ashtu sipas policisë gjatë sulmit fizik dhe rrahjes është dëmtuar edhe një automjet me tabela të huaja pronë e ankuesit mashkull K/Shqiptar. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes./21Media
Loading...