Gruaja sulmohet dhe nuk sigurohet nga policia

Gruaja sulmohet dhe nuk sigurohet nga policia

Një grua është sulmuar brutalisht të shtunën në mbrëmjë nga dy burra të njohur.

Bonnie Gane, nga Bristol thotë se ajo u sulmua dhe u mashtrua nga dy burra dhe policia “nuk arriti ta mbajnë atë të sigurt”. 

Ajo ka vendosur t’i postojë fotografitë e plagëve të tmerrshme që ajo i pësoi gjatë atij sulmi. Fotografitë tregojnë se fytyra e saj ishte e përplasur, si dhe një plagë e thellë në dorë e cila ishte e gjaksosur.

Viktima tha se të dy u liruan pasi i thanë policisë se të gjitha lëndimet i ka shkaktuar vet ajo.

Një zëdhënës i Policisë Avon dhe Somerset tha se incidenti ka ndodhur në ditën e dielë në 20 tetor në Cadbury Heath, transmeton rtv21.tv.

“Ne po hetojmë një pretendim për sulm në të cilin një grua pësoi lëndime të rënda të fytyrës dhe një dëmtim të dorës. Dy burra u arrestuan më vonë atë ditë dhe më pas u liruan nën hetim“, tha zëdhënësi i Policisë.

Kërkimet e policisë për incidentin po vazhdojnë./21Media