Rrahet nga ish-i fejuari

Viktima ka pranuar tretman mjekësor

Një femër është sulmuar fizikisht nga ish-i fejuari i saj në Podujevë. Rastin e ka raportuar vetë viktima të martën, e cila pas lëndimeve të marra është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Ditëve të fundit janë raportuar raste të shumta të dhunës në familje në media. Para pak ditësh, një person është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij dhe ka refuzuar të pranojë tretman mjekësor. Ndërkaq policia ka bërë të ditur se e dyshuara nuk është intervistuar pasi nuk ka qenë në shtëpi./21Media

Back to top button