Dhunë në familje

Dhunë në familje

Policia sot bëri të ditur se dje në Istog dhe Klinë janë arrestuar dy persona, sepse njëri ka rrahur bashkëshorten, ndërsa tjetri vajzën e tij.

Në rastin e parë, në Istog, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor pastaj, është dërguar në strehimore ne Pejë, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, në rastin e dytë, në Klinë është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasiqë pas një mosmarrëveshje në familje i dyshuari kishte përdorur dhunë fizike dhe psikike ndaj vajzës së tij.

“Gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë dhe 7 (shtatë) fishekë të kalibrit 9 mm.”, bëri të ditur policia./21Media