Rrahet pronarja e restorantit dhe vajza e saj për një pulë të ftohtë

Kërkohet çifti që rrahu pronaren e restorantit dhe vajzën e saj për një pulë të ftohtë

Pula e ftohtë dhe mungesa e patateve të skuqura, papritmas shkaktoi rrahjen e pronares dhe vajzës së saj dhe tani policia po i kërkon dy të dyshuar që u panë nga video incizimet.

Nathaniel Eric Smith dhe Latasha Smith po kërkohen nga policia në Baxley të Gjeorgjisë, për një sërë sulmesh të egra ndaj fëmijës dhe së ëmës, tha shefi policor James Godfrey.

“ Xhirimet nga kamera e tregojnë gjithë ngjarjen, pra e gjitha ishte mizore,” tha ai.

Mysafirët u nevrikosën pasi u ankuan që pula e tyre ishte e ftohtë dhe se iu shërbyen shumë pak patate të skuqura, transmeton rtv21.tv 

Pronarja e restorantit, Norris tha se ia ktheu paratë çiftit, por ata vazhduan të shanin, të bërtisnin dhe të qëllonin dritaret e restorantit.

Çfarë ka ndodhur më pas është kapur nga videot, tha Godfrey. Përderisa Norris doli jashtë t’i thoshte çiftit se e ka lajmëruar policinë, femra e dyshuar e goditi dhe e grushtoi atë. Kur vajza 15 vjeçare e Norris-it doli për t’i ndihmuar nënës së saj, mashkulli i dyshuar e grushtoi, duke e rrëzuar për toke.

Çifti më pas iku.

Norrisit ia thyen hundën gjatë përleshjes, kurse vajza e saj ka pësuar traumë dhe mavijosje.

“ Si mundet të ia bëjnë këtë një fëmije?”, “ Kush mundet ta godas një fëmijë si të ishte burrë i madh?” tha Norris-i për WTOC-n.

Policia ende nuk ka mundur ta kap çiftin e dhunshëm që e shkaktuan incidentin./21Media

Back to top button