Rrahje masive ndërmjet nxënësve në gjimnazin e Gjakovës

Dy të lënduar

Një rrahje ndërmjet nxënësve të një shkolle ka ndodhur dje në Gjakovë, me ç’rast kanë mbetur dy të lënduar.

Incidentin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

“Me datë 05.12.2019 në ora 12:45, në stacionin policor Gjakovë është raportuar një mosmarrëveshje e ndodhur në mes të disa personave në rrugën “UÇK”. Dy personat ankues kanë deklaruar se derisa kanë qenë duke shkuar në shkollë kanë takuar katër persona të dyshuar po ashtu nxënës të shkollës së mesme me të cilët të njëjtēn ditē në ora 09:30 kishin pasur një mosmarrëveshje”, ka thënë Podrimaj.

Sipas policisë dy nxënësit që u sulmuan me grushta e shqelma kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në spital, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe janë ndaluar në polici.

“Të dyshuarit janë intervistuar në prani të prindërve dhe avokatëve mbrojtës dhe me pas janë ndaluar në dhomat e mbajtjes me urdhër të Prokurorit tē shtetit”, ka konfirmuar Podrimaj.

Sipas policisë rasti është nën hetime./21Media

Back to top button