Arrestohen dy persona

Arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar, pasi që të njëjtit e kanë rrahur një person tjetër.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:47 në Deçan.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar viktimën mashkull K-Shqiptar”, ka konfirmuar policia.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt./21Media