Rrahje në Lipjan e cila vazhdoi edhe në afërsi të stacionit të policisë, një polic shtiu me armë

Një rrahje midis disa persona ka nodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Rusinovc të Lipjanit.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti tha për portalin rtv21.tv se personat e dyshuar kanë vazhduar mosmarrëveshjen edhe në afërsi të stacionit të policisë në Lipjan, ku sic njoftoi Ahmeti njëri nga personat e dyshuar me automjet ka goditur qëllimisht dy persona , të cilët kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

“Përgjatë përpjekjeve për të menanaxhuar dhe futur nën kontrollë situatën një nga zyrtarët policor ka shtënë në ajër Lidhur me këtë rast në cilësinë e personave të dyshuar po intervistohen katër persona, ndërkohë që hetuesit në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në po kryejn veprimet e nevojshme hetimore.”, tha Ahmeti./21Media

 

Back to top button