Viktima u dërgua në QKUK

Viktima u dërgua në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar të cilët në një restorant për shkaqe ende të panjohura me mjete të forta e kishin sulmuar viktimën.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Washington” në Gjakovë.

Si pasojë e goditjeve, viktima kishte marr lëndime të rënda trupore dhe tani gjendet për tretman mjekësor në QKUK.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet./21Media