Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor

Policia njofton se pas një mosmarrëveshjeje ka ndodhur një rrahje në mes pesë të dyshuarve meshkuj K-Shqiptar në Prizren.

Sipas policisë, dyshohet se gjatë rrahjes janë përdorur mjete të forta, ndërsa të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Njësia policore ka arrestuar katër të dyshuar dhe me vendim të prokurorit katër prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i pestë për shkak të gjendjes së tij të dehur nuk është intervistuar.

Rasti ka ndodhur të enjten në mbrëmje./21Media