Arrestohen dy persona

Arrestohen dy persona

Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimat.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:20 në Shtime.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj/K shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimat meshkuj /K shqiptarë”, ka konfirmuar policia.

Sipas policisë, njëri nga viktimat është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, kurse tjetri është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media