Rrahmani do të mbetet në huazim në Verona deri në fund të sezonit

Rrahmani do të mbetet në huazim në Verona deri në fund të sezonit

Mbrojtësi i Veronës, Amir Rrahmani sot do të udhëtojë për vizita mjekësore në Romë, për t’i kryer testet te Napoli, por do të mbetet në huazim te klubi aktual deri në fund të sezonit.

Marrëveshja është arritur për 14 milionë euro, ku lojtari do të nënshkruajë një kontatë për pesë vite me pagë 1.8 milion euro në sezon.

Lojtari do të shkojë për vizita mjekësore sot (e premte) në Villa Stuart në Romë si zakonisht, aty ku klubi i kryen testet. Pastaj do të nënshkruhen kontrata, por Rrahmani do të mbetet në huazim në Verona deri në fund të sezonit, ku në verë do të bashkohet me Azzurrët.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Rrahmani ishte blerë verën e kaluar nga Dinamo Zagreb, duke u dëshmuar si një lojtar i nivelit të lartë me fanellën e Hellas Veronës.

Ivan Juric e ka vendosur atë në fushë në 18 ndeshje, nga 19 të luajtura deri më tani në Serie A dhe në të gjitha si startues.