Burri ka pranuar tretman mjekësor

Burri ka pranuar tretman mjekësor

Një grua e dyshuar është arrestuar të dielën në Prizren pasiqë ka rrahur bashkëshortin e saj.

Siç bën të ditur policia, si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë konfiskuar një mjet te mprehtë, i cili dyshohet se ishte përdorur në rast.

E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media