Arrestohet një i dyshuar

Arrestohet një i dyshuar

Një person është arrestuar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht një grua dhe një fëmijë.

Sipas policisë viktimat ishin fqinjë të të dyshuarit.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:20 në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimat (fqinjë të tij) femër K-Shqiptare dhe të miturin mashkull K-Shqiptar, duke iu shkaktuar lëndime trupore”, ka bërë të ditur policia.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media