"Rrugëtimi i një jete të dhuruar" vë në pah humanitetin

“Rrugëtimi i një jete të dhuruar” vë në pah humanitetin

Myrvete Çerkezi, moderatorja e emisionit “Për ditë të mbarë” në RTV21, emocionohet në programin e mëngjesit teksa realizon një intervistë me Dr.Ramadan Myrtaj.

Dr.Ramadan Myrtaj, në këtë intervistë flet për librin e tij “Rrugëtimi i një jete të dhuruar”, ku përmes këtij libri autori e shpjegon në detaje sëmundjen dhe rrugëtimin e tij,  derisa u ndez një shkëndijë e humanitetit.

Autori përmes librit shfaq një nivel tjetër të humanitetit, vendosmërinë dhe guximin e fëmijëve për ta shpëtuar të atin.

Dr.Ramadan Myrtaj tregon se  ishte diagnostifikuar me kancer dhe ishte buzë vdekjes. Ai kishte kërkuar shërim në shumë vende, mirëpo nuk kishte gjetur shërim.

“Njerëzit që mendojnë dhe sakrifikojnë e shëndetin e vetë, s’ka ndryshe si të quhen përveç si altruista”, ka thënë autori.

Tutje ai tregon se ishte buzë vdekjes, mirëpo misioni i Arnisës, vajzës së tij e shpëtoi atë.

“Vajzat e mia ishin në përfundim të fakultetit te mjekësisë, mjeke të ardhshme që e kuptonin sëmundjen. Kjo ndodhi me 16 mars 2005 në një bisedë në mbrëmje unë, bashkëshortja, vajzat e mia dhe djali, përnjëherë u ngrit vajza ime dhe më tha se ne fëmija kemi vendosur me ta dhuru organin e mëlçisë. E para jam unë. Kjo ishte e papritshme, e mahnitshme, e çuditshme”, ka thënë Myrtaj.

Autori ka thënë se një person që shpëton jetë me sakrificën e tij, ai e ka shpëtu njerëzimin./21Media