Ngjarje shumë emocionuese

Ngjarje shumë emocionuese

Një ngjarje e vërtetë dhe tronditëse ka treguar mjeku shqiptar Dr.Ismail Lutolli që kishte përjetuar me një 11 vjeçare, paciente e tij.

E buzëqeshur, çapkëne, llafazane e medituese ishin karakteristikat të cilat e veçonin 11 vjeçaren, e cila e kishte bërë për vete gjithë stafin mjeksorë, shkruan rtv21.tv.

E pyetur nga mjeku se a dëshiron ta takosh Zotin ? Ajo u përgjigjë me një maturi që jo të gjithë mund ta kenë. “ Zoti më ka krijuar mua, mamin, babin, vëllanë e motrën. Unë e dua shumë Zotin dhe flas çdo ditë para gjumit për dëshirat që kam. Unë e di se po vdiqa shkoj te Zoti dhe e takoi. Sa kam qejf që një ditë do ta takoj Zotin”, tha ajo.

Heshtja e saj kohë pas kohe i vriste të gjithë.

Në netët kur në punën time përjetoj trishtimin nga humbja e pacientëve kujtoj fjalët e saj- doktor unë po vdes por do ta takoj Zotin të cilin e dua shumë”, tha Lutolli i cili ende e përkujton me mallë vogëlushen A.

Ngjarja është publikuar në grupin e krijuar në Facebook nga Dr.Ismail Lutolli që quhet “Familja dhe shëndeti”./21Media