Rregullohen rrugët brenda fshatit Mleqan

Morina: Punimet kanë shkuar sipas planifikimeve

Në fshatin Mleqan të Komunës së Malishevës, ka filluar rregullimi i rrugëve brenda fshatit.

Rrugët apo rrugicat në këtë fshat, të cilat kanë filluar të hapen dhe do të asfaltohen, kanë një gjatësi prej 1 mijë e 600 metrave. Punimet në rrugët e Mleqanit, i kanë parë nga afër edhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Aziz Thaçi dhe drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina.

Thaçi është ndarë i kënaqur me punët që po kryhen në këtë fshat, ndërsa i ka uruar banorët për hapjen dhe rregullimi i e këtyre rrugëve, brenda lagjeve, përmes së cilave lehtësohet qarkullimi i veturave dhe lëvizja e qytetarëve.

Ndërsa, Morina tha se “punimet kanë shkuar sipas planifikimeve dhe shumë shpejt këto rrugë do të rregullohen”./21Media

Back to top button