Deputetët e VMRO-DPMNE-së janë kundër sjelljes së këtyre ndryshimeve

Deputetët e VMRO-DPMNE-së janë kundër sjelljes së këtyre ndryshimeve

Kuvendi në Maqedoninë e Veriut me procedurë të shkurtër miratoi ndryshimet e Rregullores me të cilat harmonizohet me dispozitat e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndërsa propozimi vjen nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Sipas tij, ndryshimet kontribuojnë për rregullim të përgjithshëm të zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, si dhe në ndryshimin e emrit të shtetit.

Me ndryshimet parashihet edhe ndryshimi i vulës së Kuvendit ku do të jetë emri i ri i shtetit dhe do të jetë në dy gjuhë.

Për këtë ligj votuan 63 deputet, të gjithë nga shumica parlamentare, ndërsa opozita e lëshoi sallën.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së janë kundër sjelljes së këtyre ndryshimeve, gjë për të cilën dje në seancë reagoi koordinatori i grupit të deputetëve, Nikolla Micevski, sipas së cilit me sjelljen e ndryshimeve me procedurë të shkurtën nuk respektohet procedura dhe se nuk është në përputhje me procesin Zhan Mone, në të cilin, siç theksoi, partitë politike me konsensus dakordohen për ndryshimin e Rregullores.

Xhaferi u përgjigj se Ligji për përdorimin e gjuhëve është sjellë në mars të vitit 2018 dhe se me ndryshimet vetëm janë harmonizuar aktet nënligjore të Kuvendit./TV21