Rrëmbimi ka ndodhur për shkak të prishjes së krushqisë

Rrëmbimi ka ndodhur për shkak të prishjes së krushqisë

Në një restorant afër vendit të quajtur “Tabet e Llapashticës” në Podujevë sot në mesditë ka ndodhur një rrëmbim i dy personave.

Sipas Policisë të rrëmbyerit janë liruar dhe janë në stacionin e Policisë në Podujevë, ndërsa Policia është duke punuar që t’i arrestojnë personat e dyshuar lidhur me rastin.

Policia e di identitetin e personave që me armë rrëmbyen personat në kafene ndërsa mësohet se si shkas ishte prishja e një krushqie në mes të dy familjeve./KP