Arrestohen dy të dyshuar

Arrestohen dy të dyshuar

Një person është rrëmbyer të martën në Prizren.

Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Turq pasi që të njëjtit kishin rrëmbyer dhe kishin mbajtur në një vend të panjohur viktimën mashkull shtetas i Turqisë”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas policisë është njoftuar edhe Konsulla turke.

“Viktima kishte lëndime të lehta në kokë dhe ka pranuar tretman mjekësor”, ka bërë të ditur policia.

Të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./21Media