194 zyrtarë policor të pozitave të ndryshme janë hetuar vitin e kaluar nga ana e Inspektoratit Policor të Kosovës

194 zyrtarë policor të pozitave të ndryshme janë hetuar vitin e kaluar nga ana e Inspektoratit Policor të Kosovës

Në vitin 2018, Inspektorati Policor i Kosovës, hetoi 150 policë, 12 reshterë, 2 togerë, 1 major, 1 nën kolonel dhe 24 policë të stafit civil.

Krahasuar me vitet paraprake , në vitin 2017 u hetuan 148 policë, 19 rreshterë, 10 togerë, 3 kapitenë, 1 nën kolonel dhe 9 persona nga stafi civil.

Në anën tjetër në raportin e IPK-së, thuhet se numri më i madh i hetuar nga Departamenti i Hetimeve janë punonjës të Departamentit për Operacione, ku nga 6,105.00 punonjës sa ka ky departament, subjekt i hetimeve kanë qenë 142 prej tyre.

Në Departamentin për Kufi nga 1 mijë e 313 punjonësje, 22 prej tyre kanë qenë nën hetime. Departamenti për Hetime i përbërë nga 615 punonjës, ka hetuar 10 prej tyre, Departamenti për Shërbime Mbështetëse nga 265 punonjës të hetuar kanë qenë 20 dhe nga Departamenti për Burime Njerëzore nga 131 punonjës nuk ka pasur asnjë të hetuar.

Sipas raportit të IPK-së, pasi që Divizioni për Siguri Publike ka numrin më të madh të punonjësve, numri i të hetuarve në këtë divizion ka qenë 120.

“Të dhënat e IPK-së nga Departamenti i Hetimeve tregojnë se në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë janë hetuar 23 punonjës policor, në Mitrovicë 14 në Prizren 13”, thuhet në raportin e IPK-së./kallxo.com