Arabia Saudite mirëpriti rreth 24,000 turistë për dhjetë ditë, bëri të ditur televizioni shtetëror i këtij vendi

Arabia Saudite mirëpriti rreth 24,000 turistë për dhjetë ditë, bëri të ditur televizioni shtetëror i këtij vendi

Më 27 shtator, autoritetet atje njoftuan se do të ofrojnë viza për qytetarë të dhjetëra vendeve të botës dhe se do t’i zbusin kodet e veshjes për vizitoret gra.

“Për dhjetë ditë, rreth 24,000 të huaj kanë hyrë në Arabinë Saudite me viza turistike”, reportoi televizioni shtetëror, duke u thirrur në Ministrinë e Jashtme saudite.

Hapja e turizmit thuhet se është prioritet për princin saudit të kurorës, Mohamed bin Salman, i cili synon të zvogëlojë varësinë e Arabisë Saudite nga nafta.

Deri më 27 shtator, shteti ultra-konservator islamik u ka dhënë viza vetëm pelegrinëve myslimanë, punëtorëve të huaj dhe, së voni, spektatorëve në ngjarje sportive ose kulturore.

Tani, qytetarë nga 49 vende të botës kanë të drejtë për viza elektronike ose viza në mbërritje, përfshirë ata të Shteteve të Bashkuara, Australisë, disa vendeve evropiane, Malajzisë, Singaporit, Koresë së Jugut, Kinës dhe Kazakistanit./Rel