Rreth 400 mijë foshnje lindën më 1 janar

Numri i lindjeve të parashikuara për datën 1 janar 2019 është 395.000, sipas të dhënave të UNICEF-it, të publikuara sot

”Një e katërta e tyre lindin në Azinë Jugore, ku India kryeson me 70.000, e ndjekur nga Kina me 45.000 dhe Nigeria me 26000”, thuhet në deklaratën e UNICEF-it.

”Këto bebe, në pjesën më të madhe të rasteve nuk do të marrin ndihmën e duhur mjekësore”, theksoi UNICEF-i duke shtuar se gjatë vitit 2018 rreth një milion bebe vdiqën ditën që u lindën, ndërkohë që 2.5 milionë të tjera vdiqën brenda një muaji pas ardhjes në jetë.

Shumica e tyre vdiqën nga raste të mënjanueshme.

Back to top button